Në Gjilan, banesa përfshihet nga zjarri, vdes një 50-vjeçar
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Në Gjilan, banesa përfshihet nga zjarri, vdes një 50-vjeçar

Asdren Agushi/Gjilan/ RTK

Sot në mëngjes një banesë është përfshirë nga zjarri në Gjilan, ku si pasojë një 50-vjeçar ka humbur jetën. Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

"Drejtoria rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan, sot me  08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbert kati i katër është duke dal tym.  Janë angazhuar njësitet patrulluese", tha ai për RTK.

Sipas tij, njësitët e zjarrfiksëve me urgjencë  kanë dalë në vend të ngajrjes.

"Janë evakuar të gjithë banorët e banesave për rreth për qështje sigurie. Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur  një person pa shenja jete rreth 50 vjeç", tha ai.

Hashani bëri me dije Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML.

"Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve", tha ai.


MË SHUME NGA Kronika