16:45 / 08.07.2023
Lutfi Haziri është rizgjedhur kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan
A.B/ RTKlive
Lutfi Haziri është sot rizgjedhur kryetar i Degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan dhe për një mandat katër vjeçar.
Kuvendi zgjedhor vjen pas përfundimit të 44 kuvendeve zgjedhore të nëndegëve, në të cilat morën pjesë mbi 3 mijë persona.
Kryetari i rizgjedhur i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka falënderuar 107 delegatët për mbështetjen absolute dhe tha se ky është besim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të.























