Dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Dështon gjykimi ndaj të akuzuarve për përvetësimin e mbi 1 milion eurove

RTK

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarit të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Mendim Sojeva dhe zyrtares së Ministrisë së Shëndetësisë, Ganimete Gashi Ahmeti, pasi prokurori Haki Gecaj ka dal në pension.

Gjithashtu, gjykatësi i rastit, Vesel Ismaili, njoftoi se lënda është bartur te prokurori tjetër, Burim Qerkini, por ai gjendet në pushim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës është shtyrë për kohë të pacaktuar. Ndërkohë, sipas aktakuzës së përpiluar më 6 tetor 2020, i akuzuari dyshohet se kishte përvetësuar mbi 1 milion euro, në emër të avancave për udhëtime të zyrtarëve të AKPPM-së.


MË SHUME NGA Kronika