Kontrabandonte mallra me autoambulancë, arrestohet kosovari
M.Sh/RTKlive
Policia e Kosovës ka parandaluar të hënën mallra medicinale që po përpiqeshin të futen në Kosovë me një automjet ambulance. Pas që u kontrollua autoambulanca nga policia kufitare, është konstatuar se aty gjendeshin edhe mallra të padeklaruara.
“Policia e Kosovës, njësia për kontroll kufitar me datë 10.07.2023 rreth orës 13:30 në Pikën kufitare në Merdare, për kontroll të vijës së dytë ka selektuar Autoambulancën me targa vendore të cilën e ngiste personi I.I Gjatë kontrollit të detajuar në brendësi të sajë, janë gjetur të fshehura 2 qese në të cilat kishte material dhe pajisje dentale të ndryshme (gjithsejtë 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsejtë 5 copë), e të cilat nuk ishin të deklaruara nga vozitësi”, njofton policia.
Malli i gjetur, sipas njoftimit, është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative.























