Arrestohet një person në Ferizaj, i vuri flakën buldozerit
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Ferizaj, i vuri flakën buldozerit

F.S. / RTKlive

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për zjarrvënie të një buldozeri në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës, thuhet se hetuesit rajonal pas një pune intensive dhe shikimit të kamerave të sigurisë kanë arritur që të sigurojnë prova dhe ta identifikojnë të dyshuarin K.B., 54-vjeç, i cili dyshohet se e ka kryer këtë vepër penale.

“I dyshuari K.B është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar 'Zjarrëvënie'’”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika