16:18 / 11.07.2023
Bie nga lartësia dhe vdes një punëtor në Fushë Kosovë
M.P. / RTKlive
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Bresje të Fushë Kosovës, ku si pasojë e rënies nga lartësia e një objekti e ka humbur jetën një punëtor 38-vjeçar. Lajmin e konfirmoi për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njejti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”, ka thënë Borovci.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Tahir Zemaj" në Bresje, teksa “viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt”
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka konfirmuar Borovci.























