37 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

37 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër dyzet personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 13 persona,si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë,gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të ka ngritur 17 aktakuza kundër 17 personave.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale. 

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, shtatë nga 37 aktakuzat e ngritura gjatë 24 orëve janë aktakuza për veprën penale “Dhunë në Familje”.


MË SHUME NGA Kronika