Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë
BKT
Kronika

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

E. H/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:31.

Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti po hetohet.

                           


MË SHUME NGA Kronika