Vrasje në tentativë në Sibofc të Podujevës
BKT
Kronika

Vrasje në tentativë në Sibofc të Podujevës

E. H / RTKlive

Policia Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë që ka ndodhur në Sibofc të Podujevës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:34.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishte gjuajtur me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar”, ka njoftuar PK në raportin e saj ditor.

Policia ka sqaruar se vetura e viktimës ishte qëlluar me pesë predha në pjesën e pasme-bagazh.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjete asgjë e dyshuar.

I dyshuari nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.


MË SHUME NGA Kronika