25 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

25 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 25 aktakuza kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehur.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit,ka ngritur një aktakuzë kundër një të pandehuri, e Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ngritur katër  aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale, edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, kurse Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, pesë nga 25 aktakuzat e ngritura gjatë 24 orëve janë aktakuza për veprën penale “Dhunë në Familje”.


MË SHUME NGA Kronika