Arratiset një i burgosur që po trajtohej në QKUK
BKT
Kronika

Arratiset një i burgosur që po trajtohej në QKUK

Sh.Ç /RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ku po trajtohej një i burgosur. Rasti ka ndodhur të enjten në ora 14:43.

“Një i dyshuar mashkull gjersa ishte duke u shoqëruar nga zyrtarët policor për trajtim mjekësor në QKUK, ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. Rasti nën procedurë hetimore. 


MË SHUME NGA Kronika