50 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 77 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 25 persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit për dhjetë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale, edhe Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
E ndryshe nga prokurorit e lartcekura Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ngritur 28 aktakuza ndaj 55 personave për vepra penalë të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ngritur nga një aktakuzë.























