19:00 / 16.07.2023
Policia arreston një person të shumëkërkuar
V.Th. RTKlive
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar personin e shumëkërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë.
Sipas njoftimit personi i shumëkërkuar me inicialet I. A., i njohur me nofkën "Liza", është arrestuar, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës.
“I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.























