Arrestohet një person në Prishtinë, posedonte drogë
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Prishtinë, posedonte drogë

Njësiti i antidrogës i Policisë së Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një të dyshuar për posedim të drogës, tek i cili ka gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike të llojit heroinë dhe marihuanë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se gjatë angazhimeve të Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike, dhe mbledhjes së informatave relevante në teren me datë 18.07.2023, njësiti i antidrogës në Prishtinë përmes realizimit të një plani taktik rreth orës 12:40, në rrugën ‘Sadik Zeneli’ është arrit që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale (R.A.).

“Operacioni policor ka vazhduar edhe me kontrollimin e banesës së të dyshuarit të lartcekur, ku ai banonte dhe gjatë kontrollit janë gjetur; (5) qese me narkotik të dyshuar të llojit Heroinë me peshë (17.60) gram, një grinder ku në të kishte narkotikë të dyshuar të  llojit Mariuhanë me peshë (3.09) gram, dy peshore digjitale, një shishe e qelqit metadon, një telefon si dhe (165) euro dhe (200) Lek Shqiptar”, theksohet  në njoftimin e Policisë.

 


MË SHUME NGA Kronika