Gjuan me kallash mes të rrugës, arrestohet i dyshuari
M.Sh/RTKlive
Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka arrestuar të mërkurën një qytetar i dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe konfiskohet një armë dhe municion. Sipas policisë, i njëjti person kishte gjuajtur me kallashnikov në mes të rrugës, disa ditë më parë.
“Policët derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F. U.(1998) mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë. Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po të njëjtës armë”, njofton policia.
Sipas të njëjtit njoftim, me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuarit është dërguar në mbajtje.























