Arrestohet recidivisti i kontrabandimit me mallra, i konfiskohen 3 gjedhe
BKT
Kronika

Arrestohet recidivisti i kontrabandimit me mallra, i konfiskohen 3 gjedhe

M.P / RTKlive

Është arrestuar një recidivist që po kontranadonte mallra nga Kosova në drejtim të Maqedonisë së veriut. Në furgon i janë gjetur 3 krerë gjedhe, për të cilat posedonte dokumente të falsifikuara.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje ka pranuar informatë se një kombi/furgon i dyshuar si i ngarkuar me mallra të kontrabanduara është duke lëvizur nga fshati Zllakuqan i Epërm-Maqedoni Veriore, përmes fshatit Stanqiq-Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me rastin e të dyshuarit mashkull H.S. është marrë edhe njësiti i AVUK-ut, të cilët kanë verifikuar se matrikulat janë të dyshuara. Gjedhet dhe furgoni janë dërguar në Terminalin Doganor të Dheut të Bardhë, ndërkaq i dyshuari është liruar me procedurë të rregulltë.


MË SHUME NGA Kronika