11:35 / 21.07.2023
Gruaja në Gjakovë raporton në polici, thotë se u dhunu seksualisht
E.Hoti RTKlive
Policia e Kosovës ka raportuar se një grua është dhunuar seksualisht nga një burrë.
Sipas njoftimit në raportin 24 orësh rasti ka ndodhur në Gjakovë, teksa njësitet policore e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje u bë e ditur se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti i cili është iniciuar si “Dhunim” po hetohet nga policia.























