Policia heton një rast të bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare
BKT
Kronika

Policia heton një rast të bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare

E.Hoti RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar një rast i bashkëjetesës nën moshën 16 vjeçare në Skenderaj.

Policia ka bërë të ditur se një vajzë e mitur ka deklaruar se bashkëjeton me një burrë që nga viti i kaluar.

“Raportohet se një femër e mitur kosovare ka deklaruar se bashkëjeton me një mashkull kosovar, ka njoftuar PK në raportin 24 orësh .

Tutje policia ka sqaruar se për rastin e bashkëjetesë janë në dijeni edhe familjarët e tyre.

Rasti është nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika