Ndalohet një rast i kontrabandës me emigrantë sirianë e egjiptianë
M.Sh/RTKlive
Njësia policore kufitare, në Piken Statike tek ura e Bistricës në Zveçan, të premten pasdite kanë ndaluar dy automjete me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga: A.S., (viti i lindjes 1984) dhe G.Sh. (1998), të cilët po bartnin qytetarë të huaj.
“Policia gjatë kontrollit të automjeteve, ka vërejtur se në to ka shtetas të Sirisë dhe Egjiptit (emigrantë), të cilët po shfrytëzonin vendin tonë si vend transit për të kaluar në shtetet perëndimore. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim me të është iniciuar rasti ‘Kontrabanda me emigrantë’”, njofto policia.
Sipas policisë, rasti do të trajtohet nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Policore të Kufirit-Veriu. Kurse, me emigrantët, sipas procedurave të parapara, do të merren zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.
“Me aktvendim nga prokurori dy të dyshuarit e lartcekur, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, njofton policia.























