Policia vazhdon kontrollin e trafikut përmes veturave inteligjente
BKT
Kronika

Policia vazhdon kontrollin e trafikut përmes veturave inteligjente

F.S / RTKlive

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës po vazhdon kontrollin e trafikut me vetura me pajisje inteligjente “Smart Patrol”.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave me “Smart Patrol” ka identifikuar 59 mjete në trafik me regjistrim të skaduar, ku përveç shqiptimit të gjobave të njëjtëve u janë marrë përkohësisht targat dhe janë larguar nga trafiku.

Po ashtu në njoftim thuhet se 23 shoferë janë hasur duke drejtuar mjetin mbi shpejtësisë e lejuar, 18 shoferë janë hasur duke përdor telefonin mobil gjatë ngasjes dhe po ashtu janë shqiptuar edhe kundërvajtje tjera në trafik.


MË SHUME NGA Kronika