19:21 / 21.07.2023
Policia sekuestron dy armë zjarri dhe në rajonin e Prishtinës
F.S / RTKlive
Policia e Kosovës në tri raste, në lokacione të ndryshme, ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi të substancës narkotike.
“Arma e zjarrit është sekuestruar nga Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në një pikë kontrolli në lagjen "Përroi i njelmët", ndërkaq substanca e dyshuar narkotike në rrugën "Xheladin Hana" në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje theksohet se sekuestrimi i armës së dytë është bërë nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, në një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar personi i dyshuar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.























