SHKK: Ka vdekur një i burgosur në QKUK
BKT
Kronika

SHKK: Ka vdekur një i burgosur në QKUK

Sh.Ç /RTKlive

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka njoftuar se sot rreth orës ‪19:00 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri, G.H.

Në njoftim thuhet se i njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke  u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.

"Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndrruar jetë", thuhet në njoftim.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.


MË SHUME NGA Kronika