Gjuajti me armë, shoqërohet në polici një person në Podujevë
BKT
Kronika

Gjuajti me armë, shoqërohet në polici një person në Podujevë

E. Hoti / RTKlive

 Një person është shoqëruar dje në Polici në fshatin Bradash të Podujevës, pasi që kishte gjuajtur me armë në një aheng familjar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 27 fishekë dhe 10 gëzhoja.

Tutje u bë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika