09:11 / 23.07.2023
Dy kamionë dhe një furgon përfshihen nga zjarri në Mitrovicë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy kamionë dhe një furgon janë përfshirë nga zjarri pasditen e së shtunës në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar të dielën në raportin 24 orësh se ngjarja ka ndodhur në rrugën “300 Dëshmorët e 1903”, ndërsa zjarri ka arritur të lokalizohet.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 15,000 euro.
Tutje u bë e ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.























