13:34 / 23.07.2023
Shoqërohet në polici i dyshuari që gjuajti me armë zjarri në Ferizaj
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është shoqëruar në polici, pasi që kishte gjuajtur me armë zjarri në fshatin Koshare të Ferizajt, gjatë një ahengu familjar.
Sipas policisë, i dyshuari me inicialet V.R., i moshës 35 vjeçare, pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka konfiskuar një armë zjarri, teksa rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës’.























