11:17 / 26.07.2023
Bart 100 litra pije alkoolike, arrestohet i dyshuari në kufi
M.P / RTKlive
Është arrestuar nga Policia Kufitare i dyshuari që barte në veturën me targa të Serbisë 100 litra pije alkoolike, përkatësisht verë dhe pemë e perime në Leposaviq.
I dyshuari pas kontrollës, është arrestuar për kalim të paautorizuar të kufirit dhe kontrabandim të mallrave.
“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti me ngarkesën është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.























