15:32 / 26.07.2023
Studentët e Kimisë do të analizojnë lumenjtë e rajonit të Mitrovicës
M.P. / RTKlive
Profesori në departamentin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës, Skënder Dërmaku ka njoftuar për nënshkrimin e projektit i cili mundëson analizën kimike të lumenjve të rajonit të Mitrovicës.
Në këtë rast, departamenti në fjalë do të përfitoj instrumente kimike në vlerë prej 5573 euro, ndërkaq pesë studentë të cilët do të kryejnë punën në terren do të paguhen prej 3000 euro.
“Sot, nënshkruam kontratën me MAShT, lidhur me financimin e Projektit: ‘Analizimi kimik, fizik dhe biologjik i ujit dhe sedimentit të lumenjve: Sitnica, Ibri, Trepça dhe Drenica- korrelacioni me standardet e BE-së, për ujërat sipërfaqësore”, ka shkruar Dërmaku.
























