Arrestohet personi i kërkuar
BKT
Foto ilustruese: RTKlive
Kronika

Arrestohet personi i kërkuar

V.Th. RTKlive

Sot në ora 06:00 në fshatin Gërlic të Ferizajt, është arrestuar në shtëpinë e tij personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.A., i moshës 25-vjeçare.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge" me dënim burgimi prej dy viteve, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Po ashtu, Policia fton qytetarët për bashkëpunim dhe sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë" dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


MË SHUME NGA Kronika