Ngjarjet e ditës 27 korrik
BKT
Kosovë

Ngjarjet e ditës 27 korrik

Ngjarjet e ditës 27 korrik 2023.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti. (Ndërtesa e Kuvendit, N10, 09:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N506, 09:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, 09:30)

Kuvendi mban vazhdimin e seancës, në rend dite një varg pikash të papërfunduara. (Ndërtesa e Kuvendit, 11:00)

Mbahet takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes platformës Online Zoom. (13:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe ai për Ligjin për zyrtarët publik. (Ndërtesa e Kuvendit, 14:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mban takim me numër të madh të përfaqësuesve të bizneseve kosovare. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, 17:00)

Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon aktivitete në çiklizëm, ping-pong, shah, shigjetari etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan, 17:30 - 20:00)

Komuna e Lipjanit në kuadër të shënimit të ditëve për diasporën organizon koncert me Alban Mehmetin, Taulant Sllamnikun, Emira Kika etj. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan, 20:00 - 23:00)

Komuna e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për diasporën organizon koncert me ELITA 5. (Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri, 20:30)


MË SHUME NGA Kosovë