11:05 / 27.07.2023
Policia tërheq vërejtjen: Po dërgohen e-mail me dokumente të falsifikuara
V.Th. RTKlive
Policia e Kosovës ka tërhequr sërish vërejtjen për e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar në të cilin janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të Policisë dhe logot e ndryshme.
Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se këta emaila nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të Policisë si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.
Policia e ka bërë publik dokumentin e falsifikuar dhe formën e e-mailit, ndërsa i fton qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe mashtrimeve të tilla.

























