10:22 / 28.07.2023
Nga mosmarrëveshja në komunikacion, lind sulmi fizik në Dragash
V.Th. / RTKlive
Mosmarrëveshjet në komunikacion janë bërë shkaku i një sulmi fizik në Dragash.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ne kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.























