12:31 / 31.07.2023
54 aktakuza të ngritura dhe 31 persona të ndaluar në tri ditët e fundit
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të 29 korrikut janë ngritur 54 aktakuza kundër 59 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet persona dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave.
E për dy ditët e vikendit Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë 11 persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave.























