16:23 / 31.07.2023
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Gllarevë
Sh.Ç /RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur në Gllarevë të Klinës, si pasojë gjashtë persona janë lënduar. Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për mediet se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Klinë.
“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, ka bërë të ditur Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.























