Në dy raste të ndara sekuestrohen dy armë dhe arrestohen dy persona
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Në dy raste të ndara sekuestrohen dy armë dhe arrestohen dy persona

RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar dy armë.

Patrulla policore e Stacionit Policor në Gjakovë në rrugën “Avdullah Babalija”-Gjakovë, gjatë kryerjes së detyrave rutinë kishte ndalur një automjet. Në posedim të shoferit (të dyshuarit Gj. V., mashkull/kosovar) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë copë fishekë.

Në rastin e dytë në rrugën “Gasper Karaqi”-Gjakovë, po ashtu është ndaluar një automjet dhe në posedim të pasagjerit (të dyshuarit M. H., mashkull/kosovar) është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe 13 copë fishekë, të cilat i dyshuari e kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.

"Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori kompetent, me vendimin e të së cilit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës", njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika