Arrestohet një i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media njofton se ka arrestuar ish-komandantin e nën stacionit policor në Rakosh të Istogut, i cili dyshohet për krime lufte gjatë viteve ’98 -’99

Sipas komunikatës arrestimi i të dyshuarit Ž.Z., i lindur në vitin 1954, është bërë në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më 05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut”, thuhet në komunikatë.

I njëjti është dërguar në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës.


MË SHUME NGA Kronika