10:24 / 07.08.2023
Kishin probleme mes vete, arrestohen babai me dy fëmijët
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar babai me dy fëmijët e tij të dielën në Obiliq, pasi që dyshohen për dhunë në familje.
Policia ka njoftuar në raportin e saj ditor se të dyshuarit në vazhdimësi kishin probleme në mes vete.
Tutje u bë e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.























