Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në dasmë
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë në dasmë

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar në Milloshevë një të dyshuar, pasi që në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00.

Sipas Policisë, nga i dyshuari janë konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë me gaz dhe 91 fishekë.

Tutje u bë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti  vazhdon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika