Goditen qëllimshëm dy këmbësor nga një veturë në Prishtinë
BKT
Kronika

Goditen qëllimshëm dy këmbësor nga një veturë në Prishtinë

M.P. / RTKlive

Një rast tronditës ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Dervish Çollaku” në Prishtinë.

Afër një prej diskotekave të qytetit, janë goditur dy këmbësorë qëllimshëm nga një veturë në orën 04:00 të mëngjesit.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur për dy persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në videon që po qarkullon në disa media, këmbësorët shihen të goditen me një shpejtësi të lartë saqë arrin t’i gjuajë disa metra në largësi.

“Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për një veturë të dyshuar me targë të huaj, ndërkaq po vijon puna policore për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor”, ka deklaruar Borovci për RTKlive.


MË SHUME NGA Kronika