Një 22-vjeçar humb jetën në Gjilan, dyshohet se ra nga dritarja e banesës
B. H. | RTKlive
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Gjilan, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së tij. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit.
“Në orën 15:54 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. ‘Abdulla Presheva’, Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij. I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmë, mjeku kujdestar e ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Tutje është bërë e ditur rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, derisa policia po i heton rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.























