53 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 53 aktakuza kundër 58 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 26 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, si dhe ka ngritur njëzet aktakuza kundër 24 personave, për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ngritur 15 aktakuza kundër 15 personave, kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra penale të ndryshme.
Edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.























