Gjuajtje me kallashikov në aheng, arrestohen dy të dyshuar në Istog
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Gjuajtje me kallashikov në aheng, arrestohen dy të dyshuar në Istog

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng në Istog.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, nё disa portale ishin postuar video incizime, nё tё cilat shihen dy qytetarë tё cilët ishin duke shtёnё me armё zjarri nё njё aheng.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri.

Nё vendin e ngjarjes janё arrestuar tё dyshuarit L.M. (i lindur me 1999)dhe  D.O. (i lindur me 1994).

“Ndёrsa gjatё bastisjes e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar:  Njё (1) Armё e gjatё AK-47, dy (2) karikatorë tё AK-47, njё (1) armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm, njё (1) karikator i sё njejtёs armё”, thuhet në njoftim.

Pёr rastin PK thotë se ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari  i parë ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari  i dytë ёshtё liruar.

 Tutje u tha se rasti është cilësuar si “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve” dhe “ Përdorim i armës apo mjeteve tё rrezikshme”.


MË SHUME NGA Kronika