Tentuan me anë të detyrimit të përfitojnë 43 mijë euro, arrestohen
BKT
Kronika

Tentuan me anë të detyrimit të përfitojnë 43 mijë euro, arrestohen

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka  ndaluar dy vëllezër në Prishtinë nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga një burrë një shumë parash prej 43000 eurosh.

Sipas njoftimit në raportin 24- orësh rasti ka ndodhur dje rrugën “Muharrem Fejza”. Sipas tyre viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit  në lokalin e tyre dhe parat ua ka borxh.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e tyre,  si prova materiale janë sekuestruar: një pistoletë me gaz me tetë fishekë dhe dy telefona”, ka njoftuar PK.

Tutje u bë e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq rasti po hetohet si “Detyrim/organizim i skemave piramidale”.


MË SHUME NGA Kronika