Operacionit “Goditja”, 72 të arrestuar e 34 armë të konfiskuara
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve prej 8 deri më 12 gusht Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 34 armë.
Policia e Kosovës po e vazhdon urdhrit operativ ‘Goditja’ që ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Sipas Policisë, gjatë pesë ditëve (8 deri 12 gusht 2023) të realizimit të detyrave që rrjedhin nga ky urdhër, policia ka shtuar aktivitetet e saja në drejtim të goditjes së personave e grupeve që me veprimet e tyre, mund të bien ndesh me ligjet e vendit.
Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:
• Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,
• Janë kontrolluar 12038 vetura,
• Janë kontrolluar 229 lokale,
• Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
• Janë konfiskuar 34 armë.
Policia thotë se do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.
“Policia e vetëdijshme se rezultatet nuk do të ishin në nivelet e dëshiruara pa bashkëpunimin me qytetarët, i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera të ndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Për një javë në Kosovë ndodhën 3 vrasje në lokale, në Prishtinë, në Klinë dhe në Skenderaj.























