Të shtëna me armë zjarri afër Menzës së Studentëve në Prishtinë
BKT
Kronika

Të shtëna me armë zjarri afër Menzës së Studentëve në Prishtinë

SH.Ç/RTKlive

Në mesditë rrugën rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha për RTKlive, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë.


MË SHUME NGA Kronika