Policia konfiskon 1200 fishekë në një shtëpi të braktisur në Zveçan
BKT
Kronika

Policia konfiskon 1200 fishekë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka gjetur municion të dyshimtë prej 1200 fishekësh në Zveçan.

Aksioni është realizuar nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, teksa municioni është gjetur në fshatin Rudine.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë - NjNSh nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan kanë hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 (njëmijë e dyqind) fishekësh”, njofton policia.

Municioni është konfiskuar teksa rasti do të vazhdojë të shqyrtohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të veriut.


MË SHUME NGA Kronika