Arrestohet i dyshuari për vrasje tё rënd në Klinë
BKT
Foto/ RTK
Kronika

Arrestohet i dyshuari për vrasje tё rënd në Klinë

Sh.G / RTKlive

Pas njё pune intensive tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, tё asistuar edhe nga njësitet tjera tё Policisë sё Kosovës, sot me datën 15 gusht është arrestuar Tush Frrokaj i lindur me 1975 në fshatin Kosh-Istog i cili dyshohet se më 7 gusht 2023 ka vrarë një përsonë në Klinë.

“Pas njё pune intensive tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, tё asistuar edhe nga njësitet tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 15.08.2023  kemi arritur ta lokalizojmë lokacionin e personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar, Tush Frrokaj i lindur me 1975 në fshatin Kosh-Istog. I dyshuari ёshtё kёrkuar edhe pёrmes kёrkesёs pёr bashkёpunim me qytetarёt, tё cilёt i falenderojmё pёr ofrimin e informatave tё cilat e ndihmojnё Policinё nё arrestimin e personave tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftimin e Policisë thuhet po ashtu se pas inetrvistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.


MË SHUME NGA Kronika