Dhunim i dyfishtë në Gjakovë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
BKT
Kronika

Dhunim i dyfishtë në Gjakovë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

M.P. / RTKlive

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për dhunim në Gjakovë. I dyshuari tjetër mbetet në kërkim policor.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa viktima ka deklaruar se dhunimi seksual ka ndodhur nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore.

“Si rredhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor”, ka njoftuar Policia.


MË SHUME NGA Kronika