Gjilan, arrestohet i dyshuari për vjedhje - kërkohej për të vuajtur dënimin
E. Hoti / RTKlive
Policia në Gjilan ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të Gjykatës pasi ishte i dënuar për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit të Policisë, S.Q. kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë muajsh.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 16.08.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar S.Q. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar). Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.























