Apeli ka njoftuar se ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtjes
BKT
Kronika

Apeli ka njoftuar se ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtjes

Sh.Ç /RTKlive

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të datës 6 gusht 2023, me të cilin ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Apeli ka theksuar se Gjykata Themelore ka arsyetuar drejtë nga shkresat e lëndës dhe se deri me tani ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen. Po ashtu, në vendim thuhet se nga provat e mbledhura deri me tani janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Andi Pajaziti, Gëzim Zakuti, Dukagjin Nikollaj dhe tashmë i ndjeri Kastriot Ramadani, së bashku me një person ende të paidentifikuar rreth orës 23:17 të 4 gushtit gjendeshin në lokalin “Bon Vivant”.


MË SHUME NGA Kronika