Prokuroria konfirmon arrestimin e Garës, Lipovicës dhe Muharremit
BKT
Kronika

Prokuroria konfirmon arrestimin e Garës, Lipovicës dhe Muharremit

B. H. | RTKlive

(E plotësuar) Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tre personave gjatë aksionit të sotëm policor në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe në një biznes privat.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona me inicialet  R.M. H.G dhe I.L.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Tutje ky institucion bën me dije se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Sipas Prokurorisë Speciale gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Përfundon bastisja në MINT, policia ndalon dy zyrtarë të lartë

Pas dy orësh ka përfunduar aksioni i bastisjes në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë nga ana e Policisë së Kosovës.

Gjatë kësaj bastisje, hetuesit policor kanë marrë me vete disa dosje, derisa janë ndaluar për intervistim Hafiz Gara, drejtor në Departamentin për Rezervat Shtetërore të Mallrave dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

Dy zyrtarët e lartë të MINT dyshohen për keqpërdorim të pozitës në rastin e rezervave shtetërore.


MË SHUME NGA Kronika